Kërcënuan se do hidheshin, zbresin nga tarraca dy vëllezërit
Dy vëllezër vetëm pak minuta më parë kishin hipur në tarracën e pallatit dhe kërcënuan se do të vetëvriten në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit.

Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.

Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.

Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.

Pas aktit të rëndë që ndërmorën dy vëllezërit, përmbarimi u tërhoq nga vendimi për ekzekutim të largimit nga banesa të familjeve Bejko. Ndërkaq, pas largimit të përmbarimit dhe policisë, dy vëllezërit zbritën nga tarraca, duke hequr dorë dhe nga veprimi i tyre ekstrem. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori