Kërcënon Zagani: Vetëm unë e çoj në burg Saimir Tahirin
Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani është një ndër njerëzit më të komentuar ditën e fund, kjo për shkak të skandalit të Saimir Tahiri.

Zagani është i pari person në Shqipëri i cili doli publikisht dhe foli mbi bandën e Habilajve në Vlorë dhe akuzoi ish-ministrin Tahiri për përfshirje në trafik droge.

Pavarësisht se ai është larguar dhe ka kërkuar azil politik në një vënd jashtë Shqipërisë, Zagani ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikthehet nga azili politik në Shqipëria, për të dëshmuar për ato që di.

Zagani në një intervistë për Fax News thotë:

Nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e blej dhe do vij vetë! Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës dhe po luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time!

Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij”. /albeu.com/

Shtuar më 21/10/2017, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori