Zbret nga tarraca, i riu do të flasë në "Opinion"
Update- Pas kërcënimeve të vazhdueshme se do të hidhej nga tarraca e pallatit dhe një telefonate të ardhur nga Blendi Fevziu, 30 vjeçari Florjan Matlaj ka vendosur që të zbresë pas negociatave me policinë.

Tashmë i riu po shoqërohet nga uniformat blu në Komisariatin Nr 4 në Tiranë. Ai ka theksuar se nuk ka probleme me drejtësinë dhe shtetin, ndërsa ka kërkuar që të flasë për 20 minuta në emisionin "Opinion" për rendin dhe sigurinë.

17:01- Kërcënon se do hidhet nga kati i tetë nëse nuk merr pjesë në "Opinion"

Një i ri nga Lezha ka kërcënuar pak minuta më parë se do të hidhet nga një pallat tetë katësh, përballë Ministrisë së Kulturës.

Kërkesa e tij e shprehur me anë të një megafoni është që të marrë pjesë në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, për të shprehur problemet e tij ekonomike.

Portali Albeu raporton se forcashumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, në tentativë për të zbritur në riun nga ndërtesa. Nga të dhënat e fundit mësohet se i riu ka 30 minuta që ndodhet në tarracën e pallatit, ndërsa policia aktualisht është duke negociuar me të. /albeu.com/



Shtuar më 16/03/2015, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori