Zbret nga kati i 6 i pallatit personi që tentoi të hidhej për pronën
Update - Pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe apelit nga bashkëshortja e personit që kërcënoi pasditen e sotme se do të hidhej nga pallati, është arritur që ai të zbresë.

Shtetasi Ilir Kurti ka zbritur nga kati i gjashtë i pallatit, ndërsa kërcënoi se do hidhej për çështje pronësie.


17:51- Një qytetar në Tiranë kërcënon se do hidhet nga kati i 6 i pallatit për çështje pronësie

Për çështje pronësie, një qytetar i identifikuar si Ilir.K., po kërcënon se do të hidhet nga kati i gjashtë i një pallati në kryeqytet.

Portali Albeu bën me dije nga të dhënat paraprake se personi që kërcënon se do të hidhet, ndodhet në një pallat tek bulevardi "Zogu I".

Qytetari mban në duar edhe një pankartë. Policia dhe forcat zjarrfikëse po negociojnë me qytetarin që ai të zbresë. /albeu.com/



Shtuar më 14/04/2015, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori