Kërcënon me thikë punonjësin e policisë, në pranga 34 vjeçari
Një konflikt ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë mes një qytetari dhe punonjësit të policisë bashkiake.

Shtetasi Arben Lleshi, 34 vjeçar ra në prangat e policisë pasi kundërshtoi dhe kanosi me thikë punonjësit e policisë bashkiake.

Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori