Kërcënon me jetë nusen e djalit për shkaqe pronësie, policia merr masa
Pëlqej
Kërcënoi me jetë nusen e djalit, për shkak të kufirit të tokës që ndante banesat e tyre. Lidhur me këtë ngjarje, kjo e fundit është drejtuar në polici, e ku tashmë i akuzuari po ndiqet penalisht në gjëndje të lirë.

52 vjeçari nga Lezha po ndiqet penalishtgjendje të lirë pas denoncimit të bërë nga nusja e djalit. Zef P., me banim në fshatin Krajan të Lezhës, është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e djalit me inicialet V.P.

Mësohet se ndaj 52 vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të “Kanosjes". /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori