Kërcënon me armë shpallet në kërkim i forti i "Myslym Shyrit"
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Gjergj Cukalin, njëri prej djemve të njohur si anëtar i bandës së rrugës "Myslym Shyri" si edhe Kataldo Lezhjan, pasi dyshohet se këta të dy kanë kërcënuar me armë dhe kanë goditur punonjësin e një firme private sigurimi, për një vend parkimi.


Mësohet se më datë 5 maj, rreth orës 16:00, 43-vjeçari Sh. Kadiu, punonjës i një kompanie private sigurimi, ka bërë kallëzim se në rrugën "Mihal Grameno", pranë Shkollës së Baletit, është kanosur me armë dhe goditur nga dy persona të paidentifikuar pas një debati mes tyre për një vend parkimi.

Ndërkaq, mësohet se nga puna e bërë dhe deklarimet e marra është arritur të bëhet identifikimi i autorëve të ngjarjes, të cilët janë Gjergj Cukali dhe Kataldo Lezhja, të dy persona me precedent të mëparshëm kriminal. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2012, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori