Kërcënon ish të dashurën me 1 milion lekë për videot intime
Një 21 vjeçar do të procedohet penalisht për gjobvënie dhe kanosje, pasi ka kërcënuar të dashurën me 1 milion lekë, ose në të kundërt do i publikonte videot intime. 20 vjeçarja është rrëfyer në polici se ajo ishte ndarë nga ai para një muaji, e në të njëjtën kohë filluan kërcënimet me anë të videos intime, kundrejt shumës së caktuar nga vetë i riu.

I referohemi një 21-vjeçari nga Durrësi, i cili ka kërkuar nga ajo 1 milion lekë të vjetra, ndryshe do i publikonte videot në Youtube. Pas denoncimit, policia menjëherë ka vënë në pranga të riun Gerildo Beqiraj. Lidhur me këtë situatë, 20-vjeçarja me inicialet A.K., ka deklaruar në rajonin e policisë se: “Ai kishte disa video që i kishte xhiruar në momente intime. Unë e lejova pasi ishte i dashuri im dhe kisha besim, përveç kësaj më tha që do t’i fshinte. Para një muaji ne u ndamë dhe ai nisi të më kërcënonte se do të publikonte videon nëse nuk i jepja lekët. Por kisha frikë se po t’i jepja lekët, do të më shantazhonte sërish”. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2015, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori