Kërcënon Haxhia: Ato që do them unë do t'i djegin Berishës
Pëlqej
"Nga viti 1990 deri në 1998 jam dëshmitar i shumë ngjarjeve kriminale të cilat mund t’i djegin Berishës."

Kështu ka deklaruar Izet Haxhia në seancën e dytë të procesit, ku ai kërkon që të rihapet gjykimi ndaj tij.

Sot, gjykata Penale pritet që të vendosë nëse do të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili u ekstradua rreth një muaj më parë nga Turqia.

Izet Haxhia është një nga të dënuarit me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

"Ti prokuror që i shërben Berishën, kam marrëveshje me Turqinë për ekstradimin.

Kam dijeni për shumë krime që janë bërë në atë kohë, prandaj nuk më është bërë ekstradimi që kur e kam kërkuar dhe Berisha ka qenë në pushtet.

Ndërkohë që Aldo Bare u ekstradua për 2 vite unë kam që në vitin 2005 që prisja". /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori