Kërcënon Basha: Nga nesër publikojmë fakte tronditëse, si pastrohen paratë e drogës!
Ditën e sotme PD ka bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë dhe ka udhëtuar drejt Durrësit.

Gjatë vizitës në Durrës, Basha ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se shumë shpejt do të zbulojë afera të mëdha kriminale të lidhura me qeverinë Rama.

"PD do publikoje fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive", tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori