Forcat e anti-terrorit kanë arrestuar dy ditë më parë një të ri me emrin Andrea
Kurti me akuzën se kishte kërcënuar
kryeministrin Rama.
Policia nuk ka dhënë ende asnjë version zyrtar të ngjarjes, ndërsa nuk dihet gjithashtu se në çfarë formë e ka kërcënuar
Kurti kryeministrin Rama, raporton Tch.
Pritet një reagim zyrtar nga
policia për të dhënë gjithashtu detajet mbi faktin se si dhe kur u kërcënua
Rama.
Shtuar më 14/11/2019,
ora 13:45