Kërcënoi me sulme terroriste, prokuroria: 15 vite burg për Almir Dacin
Almir Daci, imami i vetëshpallur i xhamisë së Leshnicës është në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar për të 15 vite burg. Daci dyshohet se ndodhët në Siri duke luftuar përkrah ISIS.

Vetëm pak kohë më parë, ai u shfaq në një video të ISIS duke kërcënuar shqiptarët dhe duke i paralajmëruar për sulme terroriste.

Ndaj Almir Dacit, i cili ka marrë në Siri dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, janë ngritur akuzat e pjesëmarrjes luftarake në një shtet të huaj, rekrutim të personave për kryerje të veprave terroriste dhe propagandë për kryerje veprash terroriste.

Almir Daci është shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe për rekrutim të njerëzve për tu bashkuar me ISIS.

Emri i tij për herë të parë është përmendur nga të afërm të Denis Hamzait, i riu nga Pogradeci që humbi jetën në Siri, të cilët akuzuan Almir Dacin si si personi që i mbushi mendjen për të shkuar në luftë në Siri. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar disa herë për vrasjen e Dacit në Siri, por ende nuk ka konfirmim zyrtar dhe të dhëna të besueshme se ai është vrarë. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2017, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori