Gjendet e mbytur e moshuara te “Pompat e Tushemishtit”, ishte larguar nga shtëpia që në muajin shkurt

Një e moshuar është gjetur e mbytur paraditen e sotme në “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec.

Shtetasja H.Q, 71 vjeçe, banuese në Korçë ishte larguar nga shtëpia më datë 12.02.2022.

Nga kqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar dhenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.