Kërcënoi me jetë dhe dhunoi gruan e tij, si u kap 61 vjeçari nga Durrësi
Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar ditën e sotme në Durrës.

Për këtë, një 61-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Shtetasi B.V.,61 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike,si dhe ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Dhuna në familje”.

Kujtojmë se pak ditë më parë qyteti i Durrësit u trondit nga një krim i rëndë në familje.

Hajdie Tosuni, 59 vjeç, nënë e tre fëmijëve u masakrua në dyqani ku punonte nga bashkëshorti i saj. Rruzhdi Tosuni e goditi disa herë me levë dhe më pas e qëlloi edhe me mjete të mprehta duke i marrë jetën në vend.

Shtuar më 29/02/2020, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori