Kërcënoi me armë zjarri babanë, pranga 29-vjeçarit në Mallakastër
Efektivët e policisë kanë parandaluar në Mallakastër një krim në familje.

Menjëherë pas marrjes së një njoftimi se Kristi Kamaj, 29 vjeç, po ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij dhe e kërcënoi me armë zjarri, është bërë de arrestimi i tij nga policia.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë policia ka sekuestruar një automatik model 56, një pushkë model 56, 3 krëhëra automatiku dhe 60 fishekë model 56. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2016, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori