Dalin pamjet, momenti kur vritet me armë ish-kryeministri japonez (VIDEO)

Sot, ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe u qëllua për vdekje na një 41-vjeçar, ndërsa po mbante një fjalim në një takim elektoral.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm Japoninë, por të gjithë botën, dhe Daily Mail ka publikuar pamjet tronditëse të momentit të vrasjes.

Pamjet gjithashtu tregojnë momentet dëshpëruese të truprojave që tentuan ta mbronin ish-kryeministrin, por ishte shumë vonë.

Abe gjithashtu kthehet dhe mund ta ketë parë sulmuesin e tij për një pjesë të sekondës përpara goditjes së dytë fatale.

Politikani japonez nuk humbi menjëherë ndjenjat dhe ra në gjunjë përpara se të rrëzohej në trotuar. Rojet e godasin në panik dhe tentojnë ndihmën e parë në një përpjekje të kotë për ta ringjallur. Abe vdiq disa orë më vonë në spital nga humbja masive e gjakut./albeu.com