Kërcënoi me armë djalin e biznesmenit të naftës, kush është i riu që u kap sot në Tiranë
Ditën e sotme Policia ka vënë në pranga të kërkuarin prej kohësh, 27-vjecarin Anxhelino Çervanaku.

Ai është dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Por i riu nuk është një fytyrë e panjohur, përkundrazi.

Fillimisht ai u bë një figurë e njohur për policinë pasi në bashkëpunim me një tjetër të ri kërcënuan me armë zjarri në vitin 2015 djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë për shkak të një borxhi.

Gjithashtu në 2014 në fshatin Frakull e Madhe Cervanaku ka tentuar të vrasë shtetasin B. M., pas një grindje për motive të dobëta që ka pasur me të.
Shtuar më 19/05/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori