Kërcënoi bashkëshorten me jetë, arrestohet i moshuari
Pëlqej
Një 67-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij me jetë.

Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në Velipojë.

Në sallën e komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për një konflikt familjar në Velipojë.

Menjëherë shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në banesë ku kanë marrë kontakt me shtetasen T. M. 62 vjeçe, e cila ka deklaruar se është kanosur me fjalë nga bashkëshorti i saj.

Kjo shtetase është e paisur edhe me urdhër mbrojtje më parë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me 3 krëhëra dhe 300 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Shefqet Muça 67 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori