Kërcënoi Drejtorin e burgjeve me jetë, çfarë u vendos per autorin
Vetëm pak kohë më parë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili u kërcënua me jetë.

Me një SMS në celular, personi në fjalë e kërcënonte për atë vetë por edhe për familjen.

Së fundmi ai është identifikuar si Muharrem Zilja. Ai akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Mësohet se Zilja kishte hedhur kartën nga e cila nisi SMS, por tek aparati celular vendosi numrin tjetër të bashkeshortes, duke e harruar si detaj numrin IMEI.

“Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit dërguar në muajin nëntor të 2019-s në telefonin e drejtorit të Burgjeve.

Gjykata e Tiranës caktoi masën mjekësore “Shtrim të detyrueshëm” për Muharrem Zelijën, i arrestuar disa ditë më parë për kërcënimin e bërë ndaj kreut të Burgjeve, Agim Ismailin.

AvoKati i Zelijës paraqiti një sërë dokumentesh që kurohej për probleme të çrregullimit mendor.

Pas njohjes me këto dokumente, edhe prokuroria ka qenë dakord me shtrimin e detyrueshëm.
Shtuar më 05/02/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori