Shpërndante drogë në Greqi, arrestohet shqiptarja

Një 27-vjeçare shqiptare është arrestuar në Selanik, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në banesën e të resë në Ampelokipi janë gjetur 8.5 kilogramë lëndë narkotike heroinë.

Dyshohet se e arrestuara është anëtare e një rrjeti të organizuar droge.

Sipas policisë, roli i të arrestuarës në aksionin bandën e drogës ka qenë ai i marrjes, ruajtjes dhe trafikimit të mëtejshëm të ;ëndëve narkotike./albeu.com/


Shtuar 13.04.2023 11:35