Kërcënohet me vdekje ish-prokurori që kërkoi "burg përjetë" për Dritan Dajtin
Kërcënohet me vdekje ish-prokurori që kërkoi "burg përjetë" për Dritan Dajtin.

Ish-prokurori Ardian Nezha ka bërë një kallëzim penal, pasi ka marrë disa mesazhe kërcënuese për të dhe djalin e tij.

Sipas informacioneve për mediat, Nezha ka denoncuar një person të identifikuar si Genti Latifi nga Peqini, pasi në fillim të këtij viti e ka kërcënuar me jetë përmes disa mesazheve.

Mësohet se disa nga mesazhet në drejtim të prokurorit të dorëhequr ishin se në fillim do të "mbaronte punë" me djalin e tij dhe “kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror."

Më pas ish-prokurori është pyetur nga prokuroria e Tiranës dhe ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që merr mesazhe kërcënuese. Sipas tij , këto kërcënime të vazhdueshme e kanë shtyrë që të japë dorëheqjen nga detyra e tij.

Ardian Nezha ka dhënë dorëheqjen më 28 mars të vitit të kaluar. Ai ka pas drejtuar Prokurorinë e Elbasanit. Gjithashtu njihet si prokurori që futi në burg përjetë Dritan Dajtin, vrasësin e 4 efektivëve të policisë.
Shtuar më 18/11/2020, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori