Kërcënohet me jetë gazetari i njohur shqiptar: Do të të vrasim!
Kërcënimet ndaj gazetarëve janë bërë tashmë të zakonta në Shqipëri.

Pas konosjes me armë ndaj gazetares Klodiana Lala, është kërcënuar me jetë edhe gazetari Basir Çollaku.

Ditën e sotme ai ka bërë publike kërcënimet që ka marrë ai dhe televizioni Shijak që transmetoi videon e nënkomisarit Emiljano Nuhu.

Çollaku tregon se menjëherë pas pjesës së parë të intervistës një telefonatë në Shijak Tv ka lëshuar kërcënime, fyerje e sharje.

Reagimi i gazetarit Basir Çollaku:

Kanosja ne tv Shijak

‘Do tju vrasim do tju fshijme. ‘Kanosje ne redaksine e Shijak tv.

Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet.

Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: Do tju vrasim, do tju fshijme

Ky eshtë mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi.

Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2018, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori