Pritjes i erdhi fundi, Eros Grezda gjen golin e parë me skuadrën e tij të re (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, ka gjetur më në fund golin me skuadrën e Sibenik.

Pas një aksioni fantastik nga skuadra e tij në minutën e 14’, një krosim i hedhur në zonë bëri që Grezda të zotëronte topin me gjoks dhe më pas të lëshonte një goditje me kokë të pamundur për tu kapur nga portieri kundërshtar.

Ky gol shërben për skuadrën e tij që ta shpëtojë nga lufta për mbijetesë që ndodhet Sibenik.


Shtuar 11.03.2022 19:41