"Keni trafikuar lajme", Tahiri sulmon prokurorët e Krimeve të Rënda
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri së bashku me avokatin e tij ka mbërritur sot të Krimet e Rënda për të ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij nga ana e Prokurorisë.

Mësohet se Tahiri do të kërkojë që kjo çështje të shkojë në Gjykatën e Apelit.

Ish-ministri i Brendshëm ka hedhur "akuza" edhe ndaj prokurorëve të çështjes duke kërkuar që seanca të mos zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi nuk cënohet asnjë sekret.

“Për çfarë sekreti flisni kur unë këtu kam mesazhet se si prokuroria ka trafikuar pa fund lajme për dosjen time. Sekret hetimor s’ka më, seanca të vazhdojë me dyer të hapura”, ka thënë Tahiri, ndërkohë që gazetarët kanë respektuar vendimin e gjykatëses dhe kanë dalë jashtë. /albeu.comn/
Shtuar më 06/02/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori