Keni plane për sot? Si do të jetë moti
Orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira dhe alternime kthjellimesh në të gjithë territorin.

Më të dukshme vranësirat do të paraqiten përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga -5 në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, ndërsa në det krijohet dallgëzimi 3 ballë./
Shtuar më 16/02/2019, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori