Keni plane për nesër? Njihuni me parashikimin e motit
Keni bërë plane për nesër? Nëse po, moti do t'ju favorizojë pasi pritet të jetë kohë e mirë, temperatura të larta dhe pa reshje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 11 / 24 °C
Në vendet e ulëta: 10 / 26 °C
Në vendet malore: 8 / 25 °C
ERA

Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14), pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër.

Pjesa tjetër e territorit do të ngelet në nivelin “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. /albeu.com/

Shtuar më 13/04/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori