Keni euro në xhep? Mos gaboni t'i këmbeni sot!
Pëlqej
Euro vazhdon të dobësohet në raport me lekun duke shqetësuar ata që të ardhurat i kanë në këtë monedhë. Ndërkohë që dje euroja u këmbye me lekun në minimumin e saj të disa viteve, mesatarisht 134.93 lekë, mëngjesi i sotëm ka nisur edhe më keq.

Gjatë ditës së sotme, një euro këmbehej me 134.4 lekë duke kapur një tjetër rekord minimal.

Ekspertët e tregut japin si arsye të zhvlerësimit të euros kërkesën e lartë për lek, si dhe një mbi ofertë të valutës në tregun vendas.

Ndërkohë që si arsye të mbiofertës ata thonë se përveç aktivitetit normal dhe ligjor brenda dhe jashtë vendit, siç janë emigrantët, ka ndikuar dhe aktiviteti kriminal si për shembull futja e sasive të mëdha të euros nga shitja e lëndëve narkotike.

Monedha e përbashkët prej një viti vazhdon të zhvlerësohet në tregun vendas. Në të njëjtën datë një vit më parë 1 euro këmbehej me 3.2 lekë më shumë se sot. Niveli më i ulët i euros u shënua në 22 dhjetor, ku euro blihej me 134.39 lekë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2017, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori