Përplasen dy automjete në Lezhë, plagoset një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës në Lezhë.

Albeu.com mëson se si pasojë e aksidentit është dëmtuar njëri nga drejtuesit e mjeteve.

I plagosuri është dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të Lezhës për mjekim.

Mësohet se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com/ 


Shtuar 5.01.2023 18:38