Këngëtarja shqiptare ndan lajmin e hidhur: Ka ndërruar jetë babai
Big Mama ka humbur babain e saj, Adi Kasami dhe lajmin e hidhur këngëtarja e njohur e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja rrëfen me dhimbje se babai i saj u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh. Big Mama shkruan se nesër do t’i japë lamtumirën e fundit të atit ndërsa ju bënë thirrje të afërmve të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të dielën.

"Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqt të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë", shkruan këngëtarja.
Shtuar më 09/11/2019, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori