Kokë e këmbë me të bardha në dasmën e Arminës, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren: Nuk lejohet (FOTO LAJM)

Dasma e Armina Mevlanit duket sikur ka “pushtuar” rrjetin. Fotot e para dolën që pa nisur dasmën dhe çdo kërcim e detaj është ndarë me ndjekësit edhe nga vetë ajo.

Ka patur mjaft të ftuar VIP, por njëra prej tyre ka “mërziur” ndjekësit. Bëhet fjalë për Eranda Libohovën e cila është shfaqur kokë e këmbë e veshur me të bardha.

Është një rregull i pashkruar, që në dasmë duhet të vishet me të bardha vetëm nusja dhe kjo respektohet pothuajse në të gjithë botën.

Ndjekësit menjëherë kanë “shpërthyer” me komente në foton e Erandës duke i thënë se ka thyer rregullat dhe nuk lejohet.

“Edhe rregullat ndryshojnë, pastaj nuk ngjaj si nuse me xhaktë”, ka shkruar Eranda./albeu.com/