Këngëtari reagon pasi Rama e hoqi nga puna: Më le pa dashnore

Pëlqej
Në 100 ditët e para Kryeministri Edi Rama tha se do të behen pastrime në administrate, pasi janë gjetur punonjës që nuk i përkasin vendeve të punës ku ata punojnë.

Ai mori një shembull konkret të cilin kryeministri e dha përpara të pranishmëve në Asamble.

Rama tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore është gjetur në punë një këngëtar.

“Mos qesh. Kemi gjetur këngëtar në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, -tha Rama.

Por cili është ky këngëtar?

Ai është Klajdi Musabelliu, i cili prej një kohe të gjatë është marrë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Pas lajmit që do të pushohet nga puna, këngëtari me ironi ka deklaruar se Rama e la pa të dashur.

“Do filloj të laj rroba, do të vë perde. S’kam të dashur se më hoqën nga puna, më cfarë ta mbaj unë atë?”- përfundoi Klajdi Musabelliu.

Postimi në Facebook

Une quhem Klajdi Neim Musabelliu! Dmth, jam Kengetar, jam Dublant, jam Gazetar! Keto i kam vet, jo nga partia!

Jam “Hallexhi” jam “Nevojtar” jam … Jam cfare te doni ju, por sjam… Kam numra tel plot, kam cfare te doni ju, por se shes b… Jam budalla, jam jashte sistemit, por jam KLAJDI.

Kam punuar dhe votuar per LSI-ne, une e di c’kam hequr, e ke s’kam duruar! Po une jam KLAJDI, dhe jam djali i NEIMIT! Sa budalla qe jam eee!??? /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori