Këngëtari i njohur i del në mbrojtje Balilit: Mirësinë tënde nuk ta hedh poshtë askush
Gjykata e Krimeve të Rënda disa minuta më parë ka marrë vendimin për të lënë në "arrest me burg pa afat" Klement Balilin i cili konsiderohet si "Eskobari i Ballkanit".

Por në një moment të vështirë për Balilin ku mbi të rëndojnë akuza shumë të mëdha , një përkrahje ka ardhur nga këngëtari Dashnor Diko.

“Damkën mund të ta vënë si të duan por mirësinë tënde nuk ta hedh poshtë askush,” – shkruan Diko ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

“Unë jam një nga ata të shumtë njerëz që mirësia juaj ka lënë gjurmë pozitive tek shumë artistë, në familje në nevojë, ne shtëpia e femijes,ne fatkeqësitë e familieve, në punësimin e qindra njerëzve në zonen e Sarandës etj, damkën mund të ta vënë si të duan por mirësinë tënde nuk ta hedh poshtë askush, të uroj sa me shpejt kthim pranë familjes dhe pranë të gjithë njerezve që të duan , respekte nga Dashnor Diko”.

Kujtojmë se në zonën ku banon, Balili gëzon respekt nga të gjithë dhe kjo ka bërë të mundur që ai të mos zbulohet që nga viti 2016. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori