Këngëtarët protestojnë para Kryeministrisë, shoqërohen në polici dy persona
Këngëtarët e klubeve të natës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe muzikës pas orës 20:00.

Protesta është në kundërshtim me vendimin e qeverisë për ndalimin e grumbullimit të personave.

Raportohet se aktualisht ka tensione përballë kryeministrisë, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat dy persona, një prej artistëve dhe 1 muzikant.

Vendimi i qeverisë u njoftua, më 20 korrik, nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, pas rritjes së numrave të të infektuarve.
Shtuar më 20/07/2020, ora 20:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori