Ja të veçantat që i bëjnë thjerrëzat të dobishme për shëndetin

Jo vetëm simbol i bollëkut dhe pasurisë, thjerrëzat janë të pasura edhe me vitamina, fibra, kripëra minerale dhe substanca të tjera ushqyese, të rëndësishme për shëndetin. Ja benefitet dhe disa kundër indikacione:

Efektet e dobishme të thjerrëzave

Jo vetëm një simbol i bollëkut dhe pasurisë siç e do tradita, popullore, thjerrëzat janë të pasura edhe me veti ushqyese të rëndësishme për shëndetin. Kërkimet e nutricionistëve konfirmojnë vetitë e tyre parandaluese (veçanërisht në tumoret e zorrës së trashë dhe stomak) dhe terapeutike (sidomos funksionet antioksidante dhe kapacitetet për të reduktuar kolesterolin ‘e keq’) të këtyre bishtajave.

Veti dhe benefite të thjerrëzave

Të pasura me proteina bimore, thjerrëzat përmbajnë edhe shumë karbohidrate; shumë fibra, shumë vitamina, sidomos A, B1, B2, C, PP, kripëra minerale si kalciumi, kaliumi, hekuri dhe shumë pak yndyra. Pikërisht për përmbajtjen e lartë proteinike, thjerrëzat konsiderohen një alternativë e dytë vlefshme në një bazë mishi, peshku, veze ose djathi. Perfekte edhe si pjatë e parë për t’u konsumuar me pasta e oriz: ky kombinim e bën më të lehtë asimilimin e proteinave.

Benefitet e thjerrëzave
Dhe nuk është ende gjithçka: thjerrëzat janë mes bishtajave më efikase me veprim antioksidant. Përmbajtja e konsiderueshme e fibrave lejon të rregullohet aktiviteti i zorrëve dhe të mbahet nën kontroll kolesterolin. Vec të tjerash, përmbajtja e ulët e yndyrave i bën një pjatë perfekte për të parnadaluar disa patologji.

Si t’i konservoni thjerrëzat

Ruajini në një kontenier hermetik në një vend të freskët, të thatë dhe të errët. Maksimumi mund të jetojnë 12 muaj. Pasi t’i gatuani mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë.

Kush nuk duhet t’i hajë?

Në disa persona, konsumi i thjerrëzave mund të shkaktojë efekte të pakëndshme si fryrje, diarre, spazma. Sipas një kërkimi, bishtajat janë përgjegjëse për formimin e gurëve në veshka dhe personat që vuajnë nga një problem i tillë nuk duhet t’i konsumojnë. Si shumë perime të tjera, ato përmbajnë edhe acid fitik, i cili nuk lejon absorbimin e zinkut dhe hekurit nga trakti tretës./albeu.com