"Kemi nisur hetimet", SPAK i përgjigjet Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
SPAK i ka kthyer përgjigje Adriana Kalas juristes së Aleancës për Teatrin në lidhje me kërkesën e dërguar për informacion në lidhje me dy kallzimet e para të bëra në dhjetor dhe në maj.

Në letrën e tij, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja bën me dije se SPAK, kallëzimin e muajit maj ka bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

Sipas letrës që publikon AMT dhe që mban firmën e kreut të SPAK, Arben Kraja, thuhet ndër të tjera se, ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe po vijojnë hetimet.

Ndërkohë një ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë depozituar një ditë më parë padi penale në SPAK kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj pasi sipas tyre kanë kryer veprën penale ” Vrasje të mbetur në tentativë” mëngjesin e 17 Majit. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2020, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori