“Kemi ngel beqarë, s’na merr kush”, Rama i përgjigjet komentuesit: Mirë je ti?

Kryeministri Edi Rama ka marrë komente pa fund në postimet e tij në Facebook të cilat sa vijnë e shpeshtohen për shkak edhe të fushatës elektorale.

Pas videos ironizuese me Bashën, që fshihej kur e pyesnin për punën që bëri në Bashki, ka pasur komente, pozitive e negative.

Ndër komente bie në sy, komenti i një djali të ri i cili i kërkon Ramës t’i zgjidhë hallin pasi djemtë e fshatit kanë ngelur beqar pasi nuk i pranon asnjë nuse për shkak se janë pa pune e të ardhme.

Replikat

Komentuesi: Edhe ti kur te pyesin per shendetesine falas dhe 300 mije vende pune…..apo kur te pyesin pse e bere Meten president…

Rama: Genti, me ngaterron me ndonje tjeter me siguri se une i kam pergjigjet per keto, po pergjigjet jane per ata qe kane veshe jo per ke nuk do te degjoje

Komentuesi: Z.kryeminister lere Lulin se ja ka vaktin. Do besh ndonje gje per Fshatin se ngelen djemte beqarre,se ska nuse qe i merr dorzim.Pa pune pa te ardhme,pa katandi pa gje.Merr shembull nga Kroacia,Sllovenia.Shisni me perpara prodhimet e vendit,mos lejoni mallra qe futen nga jashte,se e late vendin ne vend numero!respekt.

Rama: Meti, mire je ti? 70 perqind me shume eksporte Meti, kush i prodhon? /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2017, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori