Kembaron ne Tirane: Duam te zbardhim te verteten
Albeu.com
Shefi i Misionit të BE-së për Zbatim të Ligjit - EULEX, Yves de Kermabon, shprehu sot gatishmërinë për të zbardhur të vërtetën mbi akuzat e ngritura nga ish- Kryeprokurorja e Hagës, Carla del Ponte, për trafik organesh të qenieve njerëzore gjatë kohës së luftës në vitin 1999 në Kosovë.Gjatë një konference për shtyp në Tiranë, me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, Kermabon i është përgjigjur interesimit të medias për këtë çështje. “Jemi të gatshëm për të nxjerrë në dritë të vërtetën”, ka deklaruar Kermabon, transmeton BalkanWeb.

Edhe shefi i drejtësisë në EULEX, Parduca, duke komentuar këtë çështje, që është riaktualizuar pas një dokumentari të transmetuar nga BBC-ja, tha se se do të bëhet hetim vetëm nëse ekspertet do të binden nga faktet.

Më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, në një deklaratë për media, ka hedhur poshtë si të pabaza akuzat e ish- kryeprokurores Carla Del Ponte për një trafik organesh të ushtarëve serbë në Kosovë dhe Shqipëri, në vitin 1999.
Shtuar më 11/04/2009, ora 00:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori