Këmbanë alarmi për korrupsionin, Totozani me një plan masash
Pëlqej
Sipas Igli Totozanit, korrupsioni ende mbetet një fenomen i përhapur që kërkon masa të veçanta dhe specifike. Kjo këmbanë alarmi është përçuar nga Avokati i Popullit, teksa është ndalur edhe në një sërë problematikash të tjera në vend.

Në punimet e Sesionit të 27-të të Këshillit të të DrejtaveNjeriut të OKB-së, të mbajtur në Gjenevë (Zvicër), në kuadër të Rishikimit Periodik Universal, u trajtua edhe situata e të DrejtaveNjeriut në Shqipëri. Totozani mbajti fjalën pranë Këshillit nëpërmjet një videomesazhi në lidhje me situatën e të DrejtaveNjeriut në Shqipëri, ku nënvizoi se në Shqipëri “korrupsioni mbetet ende një fenomen i përhapur, që kërkon masa të veçanta dhe specifike”.

“Në punën e përditshme, duhen dyfishuar përpjekjet për forcimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes sociale, me qellim që të parandalojmë shfrytëzimin e punës së të miturve dhe të luftojmë shkaqet e shfaqjes së këtij fenomeni.

Nevoja e mungesës së një ligji për minoritetet është ndjerë gjithashtu. Legjislacioni në fuqi ofron një barazi formale, por nuk garanton barazinë substanciale të minoritetit rom”.

Përsa i përket gjakmarrjes, zgjidhje e drejtë do të ishte një qasje pro aktive për të luftuar shkaqet e këtij fenomeni dhe jo vetëm pasojat. Përsa i përket të persekutuarve nga regjimi komunist, ka çështje që nuk kanë gjetur ende zgjidhje, si p.sh. afati i kompesimit, hapja e arkivave/dosjeve të komunizmit, si dhe gjetja e personave të zhdukur gjate asaj periudhe”, ka deklaruar Avokati i Popullit.

Sipas tij, “dhuna ndaj grave, kërkon konsolidimin e mekanizmave specifike”. “Koordinimi ndërmjet institucioneve qëndrore dhe atyre lokale duhet të përmirësohet. Pavarësisht përmirësimit të kushteve në vendet e kufizimit të lirisë. Infrastruktura dhe mbipopullimi, e bëjnë të vështirë integrimin social të të dënuarve.

Emergjente është nevoja për zgjidhjen e problemit të personave për të cilët gjykatat kanë urdhëruar shtrimin në spital psikiatrik, por që vazhdojnë të mbahen akoma në spitalet e burgjeve”, theksoi më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori