Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Këmbanë alarmi nga Pack: Shumë deputetë kanë probleme kriminaliteti
Pëlqej
Nga qyteti i Shkodrës ku zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë, Doris Pack është ndalur në situatën politike në vend. Europarlamentarja e konsideron si një të drejtë legjitime kërkesën e opozitës në Shqipëri, për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Me një theks të veçantë në situatën politike në vend, Pack kërkoi nga mazhoranca që ti krijojë mundësinë opozitës për Komisionet Hetimore, të cilat i konsideroi si një të drejtë të saj. Ajo tërhoqi vëmendjen se në këtë rast, për opozitën nuk po ndiqen rregullat e duhura.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Pack u tregua kritike edhe përsa i takon raporteve mes mazhorancës parlamentare dhe Presidentit të Republikës, që sipas saj, po i merren kompetencat.

“Ju duhet të ndihmoni që të ndryshojë imazhi i vendit tuaj. Jeta politike në Tiranë nuk është kaq e mahnitshme. Media paraqet një luftim që nuk është shumë impresionues. Duhet kujdes me imazhin që përcillni jashtë”, ka deklaruar Pack.

Referuar statusit të vendit kandidat, Pack është shprehur: “Shqipëria e mori statusin, pasi puna ka nisur që para 8 vitesh. Statusi duhet të ishte marrë më përpara nëqoftëse do të kishte bashkëpunim me opozitën e asaj kohe.

Sjellja mes pozitës dhe opozitës nuk është për t’u vlerësuar. Të duken sjellje fëminore, pasi merren me çështje familjare. Parlamenti po merr forcën e presidentit, dhe nëqoftëse nuk i'u pëlqen, ata mund ta heqin. Shumë anëtarë të Parlamentit kanë probleme kriminaliteti, dhe janë brenda në Parlament. Kjo është e patolerueshme”, tha Doris Pack. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori