Këmbanë alarmi nga Blushi: Reforma në Drejtësi është drejt dështimit!
Në një fjalim të mbajtur në Parlament, deputeti socialist Ben Blushi shprehet se kjo klasë politike nuk merr dot vendime në interes të vendit.

“Jemi më larg se ç’ishim para një viti, para një muaji, para një dite, para një ore me Reformën në Drejtësi.

Unë nuk dua të bëj profetin, por Reforma në Drejtësi është drejt dështimit. Ka mosbesim më të madh ndaj klasës politike, ka një përçmim dhe nuk kam dilemë ta përdor këtë fjalë, nga komuniteti ndërkombëtar se sa aftësi ka kjo klasë politike për të zgjidhur një çështje jetike për Shqipërinë.

Ka neveri nga shqiptarët për këtë klasë politike që nuk merr dot vendime”, deklaroi Blushi.

Sipas tij, “Nëse Reforma në Drejtësi nuk kalon, ndoshta s'ka për të ndodhur asgjë. Jemi prapë ne që jemi. Po çështja është kush është kosto dhe kush e paguan koston e mungesës së drejtësisë në Shqipëri.

Një grua dje në mes të Tiranës, po ecte me dy fëmijë në rrugë. Vjen një i çmendur, e përplas dhe gruaja humb jetën. A ka lidhje kjo me Reformën në Drejtësi? Ka. I çmenduri ishte i dënuar dhe gjykata e liroi për bakshish thonë”. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2016, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori