Kejzi: As Beogradi as Prishtina nuk mund të vendosin në mënyrë unilaterale për statusin e Kosovës
Albeu.com
As Beogradi as Prishtinë nuk mund të vendosin në mënyrë unilaterale për statusin e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Tom Kejzi, duke komentuar projekt kushtetutën e Serbisë në të cilën Kosova është përkufizuar si pjesë e Serbisë.As Beogradi as Prishtinë nuk mund të vendosin në mënyrë unilaterale për statusin e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Tom Kejzi, duke komentuar projekt kushtetutën e Serbisë në të cilën Kosova është përkufizuar si pjesë e Serbisë. Departamenti i Shtetit ende nuk ka studiuar formulimin specifik të dokumentit që të shtunën e ka miratuar parlamenti i Serbisë dhe këtë dëshiron ta bëjë para se të japë koment zyrtar, por pozicioni i Uashingtonit në rastin konkret është i qartë, ka thënë Kejzi para gazetarëve. "Pozicioni i SHBA-ve dhe i tërë bashkësisë ndërkombëtare është i qartë. Mbështesim procesin i cili në përmbyllje do të rezultojë me marrëveshje e cila është e pranueshme për të gjitha palët. Në këtë me përkushtim po punon ekipi i Marti Ahtisarit, ndërsa në proces është angazhuar vazhdimisht edhe i dërguari ynë Frenk Uizner. Mirëpo, asnjëra palë për këtë nuk do të mund të vendosë në mënyrë unilaterale. Kjo do të jetë diçka që do të vijë nëpërmjet negociatave të bazuara në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka thënë Kejzi. I pyetur se a do të thotë kjo se Uashingtoni nuk mbështet përkufizimin nga kushtetuta e Serbisë si puëne e kryer, Kejzi vetëm ka përsëritur se "bashkësia ndërkombëtare ka bërë qartë me dije se statusi përfundimtar i Kosovës do të zgjidhet me negociata në të cilat ndërmjetës kryesor është Marti Ahtisari".
Shtuar më 03/10/2006, ora 11:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori