Kejsi: Eshtë herët të flitet për njohjen e njëanshme të pavarësis
Albeu.com
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi, në një brifing për gazetarë, ka përsëritur se është herët të flitet për njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës."Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar në dy ditët e fundit. Mbështesim planin e Ahtisarit, duke e shfrytëzuar si bazë që procesi të lëvizë përpara dhe, pas një kohe të caktuar, të zgjidhet çështja e Kosovës", ka thënë Kejsi. Ai ka kujtuar se është duke u zhvilluar diskutimi në Këshillin e Sigurimit të KB, duke theksuar se Uashingtoni beson që brenda këtij organi të Organizatës botërore është e "mundur marrëveshja". "Kështu që mendoj se është pak herët të flitet për ndërmarrjen e hapave të njëanshëm", ka thënë Kejsi.
Shtuar më 24/05/2007, ora 14:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori