Nuk ndalet koronavirusi në Itali, vetëm sot u ka marrë jetën 837 njerëzve
KE: Zgjedhjet ne Maqedoni, me ndarje etnike
Albeu.com
Këshilli i Evropës ka vlerësuar se zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, janë shoqëruar me daljen në pah të ndarjeve etnike. Në raportin e Asamblesë Parlamentare të KE-së theksohet se jehona e dobët e popullatës shqiptare në zgjedhjet presidenciale i ka hedhur një dritë pranisë së një situate të rrezikshme.“Në shoqëri multietnike, pa traditë të gjatë demokratike, është vendimtare që zgjedhjet të mos kontribuojnë në izolim apo vendosjen e kufijve ndarës”, nënvizohet në raportin e KE-së, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Këshilli i Evropës ka kërkuar ndryshimin e rregullativës ligjore, e cila duhet të bëhet me një kompromis të gjerë të partive politike, shoqërisë civile, por edhe me ndihmën e Komisionit Venecian. Ndryshimet duhet të bëhen me theks të veçantë në sferën e pastrimit dhe verifikimit të listës zgjedhore, që siç thuhet në raport “është e çuditshme”, sepse është gati një shifër e barabartë me numrin e votuesve dhe popullsisë.

Në raport zgjedhjet janë vlerësuar se i kanë plotësuar në përgjithësi standardet evropiane, duke u krahasuar si më të mira nga ato të vitit 2008.

Në pjesën e vërejtjeve Këshilli i Evropës ka nënvizuar si shqetësime rastet e presioneve dhe frikësimit të votuesve në rast se do të votonin opozitën, dhe këto presione janë bërë ndaj të punësuarve në administratën shtetërore dhe komunale. /start/
Shtuar më 28/04/2009, ora 18:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori