Kë takuan autorët pak minuta para masakrës në Lushnjë
Pëlqej
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja dhe të pathëna më parë për masakr2n me dy viktima dhe dy të plagosur në Lushnjë.

Ajo foli për një skandal të Policisë lokale, për neglizhencë dhe mosveprim nga ana e saj.

Ajo tha se pak minuta para se të kryenin masakrën, autorët e dyshuar, “Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu janë takuar me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit dhe policia nuk ka ndërhyrë, janë dëshmitarët ata që na kanë telefonuar dhe kanë dhënë informacione duke kërkuar të mbeten anonimë”.

Por sipas saj, Policia ende nuk i ka hapur pamjet filmike për të parë nëse ata janë takuar.
Shtuar më 16/10/2017, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori