Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë, publikon foton e vogëlushit (FOTO LAJM)

Këngëtari shqiptar Skerdi është bërë baba për herë të parë i një vogëlushi!

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Skerdi përmes një postimi në Instagram, të vogëlushit dhe partneres së tij Vesa.

Ai shprehet se është gëzuar me një engjëll të vogël që ia ka mbushur shpirtin plot.

Skerdi thotë dhe disa fjalë zemre për partneren e tij Vesa, e cila i ka bërë dhuratën më të bukur, një Skerdi të vogël.

“Sot u mbusha me lot por me lot gëzimi, ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri sepse dashuria më e madhe eshte ky bukurosh i bukur . Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jetë nje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten.” – shkruan Skerdi në postimin e tij.


Shtuar 4.01.2020 13:24