KE reagon ndaj situatës së sotme
Komisioni Europian ka reaguar menjëherë pas situatës së rënduar që u krijua këtë të martë, në Komisionin Qëndror të Zgjdhjeve dhe jashtë tij. E pyetur për faktorin shqiptar në ballkan dhe problemet e tij, Zëdhënësja e komisionarit evropian për zgjerimin Stefan Fule deklaroi nga Brukseli se preferonte të fliste vetëm për problemin e Shqipërisë.

Butler ka deklaruar se zgjedhjet u zhvilluan në një situatë më konstruktive se të vitet e shkuara por gjithaçka sipas saj duhet të zhvillohet në një atmosferë më të qetë.
"Komisioni Evropian inkurajon institucionet e shtetit, partitë politike dhe veçanërisht Komisionin QendrorZgjedhjeve të krijojnë frymën e duhur. Të gjitha hapat duhet të ndodhin në frymën e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Është e ditur që proccesi zgjat, dhe se nuk mund të mbarojë nga një ditë në tjetrën. Por Rezultatet e zgjedhjeve duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur" theksoi zëdhënësja e Fyle.

Ndërkohë që lidhur me ndikimin që mund të ketë kjo situatë në progres raportin që KE do të publikojë në vjeshtë, Butler vuri theksin tek standarti i zgjedhjeve.
"Siç e kemi bërë të qartë kemi thënë se zhvillimi i zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane. Ky është një nga kriteret kyçe për procesin e integrimit. Ne po e ndjekim të gjithë procesin në të gjitha fazat e saj. Duhet të përmbyllet procesi dhe nëse ka më pas kontestime ato duhen bërë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve" theksoi më tej zëdhënësja e Fyles.
Shtuar më 18/05/2011, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori