DETAJET/ Liri për të gjthë këtë fundjavë, ja çfarë nuk na lejohet

Ndryshe nga sa na ishte kthyer në një normalitet orari, tashmë mund të dalim lirisht pa këtë rregull që na e imponoi koronavirusi.

Për herë të parë pas tre muajsh, kjo fundjavë do të jetë e hapur për të gjithë.

Si rrallë herë nga këto muaj “lufte” me COVID-19, baret, restorantet dhe qendrat tregtare do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunë e të dielë.

Ajo çfarë na penalizon aktualisht është dalja nga zonat e kuqe në ato të gjelbra. Kjo masë do të zbatohet deri të hënën, kur këto kufizime do të hiqen.

Aktualisht transporti publik mbetet ende i mbyllur, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve.

Ndërsa deri më datë 23 qershor, ndalohet të hapen kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.


Shtuar 30.05.2020 07:25