Në kopësht iu “gëlonte” kanabisi, 4 persona përfundojnë në pranga në Tepelenë e Fier

Policia vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kështu në Tepelenë janë vënë në pranga 3 shtetas: A. Zh., 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe K. Gj, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Ndërsa në Fier u arrestua në flagrancë shtetasi: Y. Sh., 37 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, shtetasit D.Sh., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan, në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Shtuar 21.05.2020 07:02