Kë po kërcënon Jul Deda? Aktori: Mos e vrisni mendjen, burgu për burra është!

Julian Deda është një ndër aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri.

Së fundmi ai është angazhuar ndjeshëm edhe në politikë, krah Partisë Demokratike.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, Deda shprehet i bindur se zgjedhjet e ardhshme janë një fitore e garantuar për opozitën.

"Duan mandat të tretë. E duan me çdo kusht, me çdo çmim. Ky fakt i ka egërsuar tmerrësisht shumë.

Janë bërë bisha. Frika më e madhe e tyre është, si të justifikojnë pasurinë marramendëse që kanë vënë gjatë këtyre viteve.

Mos e vrisni mendjen çuna dhe goca rilindase, burgu për burra është…!"- deklaroi Jul Deda. /albeu.com/




Shtuar më 28/09/2020, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori