"Ke pi ndonjë gotë?", Dash Shehi i kthehet Nanos: Zgjebs je legen... (VIDEO)
Ish-deputeti Dashamir Shehi është përplasur me fjalë me analistin Mustafa Nano.

Të ftuar në emisionin “Opinion” për të diskutuar rreth situatës politike në vend, ata nuk janë pajtuar me mendimet e njëri-tjetrit, ndërsa situata u acaruar disi më shumë pasi Nano i tha ish-deputetit: Ke pi ndonjë gotë.

Pjesë nga debati:

Mustafa Nano: Ti je në politikë, unë nuk jam. Këto janë opinione që unë i shpreh.

Dashamir Shehi: Për ça ke ardhur ti këtu o burr për katekizëm, do bëjmë diskutim akademik apo do bëjmë politikë.

Mustafa Nano: Emo Dash ke pirë ndonjë got tani, muhabet koti.

Dashamir Shehi: A fillove me këto muhabete ti tani, ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës!

Mustafa Nano: Ti pi nga mengjesi deri në darkë, nuk thashë ndonjë gjë nuk është turp.

Dashamir Shehi: Zgjebs!

Shtuar më 22/03/2019, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori